Projekt i Përfunduar i ri Dizajn Enterieri për “Heb’s” në Prishtina Mall

Me krenari prezantojmë një tjetër projekt të suksesshëm nga Petriti-Construction, ku kemi realizuar punimet e brendshme për zinxhirin e fast food-it “Heb’s”. Ky ambient është transformuar me cilësi dhe precizion, duke reflektuar një stil modern dhe funksionalitet të lartë, i cili përputhet me imazhin dhe kërkesat e klientit.

Në këtë projekt kemi punuar intensivisht në realizimin e tavanit me sistem Knauf, duke siguruar izolim të shkëlqyer akustik dhe estetikë elegante që krijon një atmosferë komode dhe profesionale. Po ashtu, kemi ndërtuar muret ndarëse me sistem Knauf, duke ofruar strukturë të fortë dhe organizim të hapësirave në përputhje me nevojat e klientit. Për të kompletuar dizajnin e brendshëm, kemi aplikuar ngjyrosje me teknika të avancuara, duke përdorur materiale cilësore për një përfundim të pastër, rezistent dhe të qëndrueshëm.

Si kontraktor i dizajnit të brendshëm, Petriti-Construction vazhdon të sjellë zgjidhje inovative dhe të qëndrueshme për hapësirat komerciale dhe industriale.

Projekt i Përfunduar i ri Dizajn Enterieri për “Heb’s” në Prishtina Mall